Britani, 27 gusht 2014 – Kur shoku i ngushtë i Shaunna Lane's i sugjeroi të bënte disa foto nudo për të rritur besimin e saj te vetja e vet, vajza në atë kohë adoleshente nuk nguroi shumë.
Ajo ishte shumë e kënaqur me fotot dhe ja dhuroi të dashurit të saj. Por besimi i saj u shkatërrua kur mori vesh se fotot qarkullonin në faqe pornografike. Gjithçka ishte bërë në shenjë hakmarrje.
Shauna u trondit nga poshtërimi publik dhe u frikësua nga mesazhet kërcënuese që merrte aq sa u detyrua të nderonte shtëpinë. Ajo tregon se në adresat e saj në e-mail dhe facebook vinim mesazhe të papërpunuara me fjalor banal madje edhe kërcënime për përdhunim.
“Privatësia ime dhe trupi im u shkelën dhe poshtëruan. Fotot i dhashë me mirëbesim por jam ndjerë shumë në siklet dhe shumë e turpëruar kur mora vesh këtë padrejtësi që më ishte bërë”- tregon 22-vjeçarja.
Tani e reja i ka publikuar vetë fotot në kuadër të një fushate sensibilizuese për vajzat e reja. Ajo bën apel që vajzat të mendohen mirë para se të ekspozojnë trupin e tyre në fotografi intime pasi mund tu ndodhë e njëjta histori.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





