Një projektligj i ri që rregullon shëndetin seksual dhe riprodhues është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë. Ky projektligj është kundërshtuar edhe nga komunitete fetare.
Pastor Akili në një intervistë për Fax News u shpreh se është kundër abortit dhe surrogacisë duke e cilësuar këtë të fundit si biznes.
“Aborti është ndalim është dështim, është faliment, faliment i jetës, ndërprerje e saj.
Jeta nis me embrionin.
Sipas shkencës në javën e gjashtë, embrionit i dëgjohen rrahjet e zemrës.
Çdo klerik është në mbrojtje të jetës dhe kundër abortit, i cili është dështim dhe atentat që i bëhet jetës njerëzore.
Aborti i vajzave 16-vjeçare është projektligj tragjik që jo vetëm inkurajon vajzat që të vrasin bebet, por nxit ndarjen brenda familjes.
Surrogacia eshte e ndaluar pasi fëmija do të jetë gjithmon në kërkim të nënës që e ka mbajtur në bark.
Surrogacia është një element që ekspozon qënien njerëzore përkundrejt trafikimit”, u shpreh ndër të tjera Pastor Akili për Fax News.