Koalicioni Pro Jetës dhe Familjes së bashku me shoqata dhe qytetarë të paangazhuar kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë kundër pr.ligjit të surrogacisë.

Ata marshuan paqësisht nga “Sheshi Skënderbej” deri tek sheshi “Nënë Tereza” në mbrojtje të familjes dhe festimit të jetës në Ditën Kombëtare të Fëmijëve. Me pankarta pro jetës dhe familjes, tullumbace dhe lule, ata përcollën mesazhin se familja është e shenjtë.

Firmosja e  Peticionit “Manifesti i Jetës” vazhdoi edhe ditën e sotme, i cili ka për qëllim dërgimin në Parlament për anulimin e Projektligjit të Surrogacisë.

Edhe Pastori Akil Pano u ka bërë thirrje qytetarëve të firmosin revokimin e projektligjit antifamilje “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”.

Peticioni kundër surrogacisë, dhe ndryshimeve të abortit apo sterilizimit do të shtrihet në të gjithë vendin, fizikisht dhe online.