Partia Republikane zhvilloi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku kryetari Fatmir Mediu, gjatë fjalës së mbajtur, u shpreh se “situata aktuale në Shqipëri sjell nevojën e një krijimi të domosdoshëm të një konfederate të djathtë gjithëpërfshirëse.”

Sipas Mediut, “do të jetë e vetmja mënyrë për të ndalur revanshin antiligjor të kësaj qeverie.” Mediu gjithashtu shprehu domosdoshmërinë e konsensusit për reformën në drejtësi, si edhe bashkëpunimin e së djathtës për reformën zgjedhore. Duke u ndalur të ligji i ri për pronat, kreu i republikanëve tha se “Partia Republikane do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Komitetin e Ministrave të Bashkimit Evropian.”