Nisma “Bëhu Babagjysh për një fëmijë me aftësi ndryshe”u zhvillua paraditen e së dielës për të tretin vit radhazi.
Nisma e shoqatës “Së bashku ne mundemi”, ashtu si edhe vitet e tjera, kishte për qëllim t’i vinte në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe si dhe familjeve më në nevojë në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm.
Në aktivitet merrnin pjesë rreth 250 persona, fëmijë dhe prindër, të cilëve ju dhuruan lodra, veshmbathje, si dhe pako ushqimore.
Nismës humanitare iu bashkuan dhurues deputete, drejtues institucionesh, personalitete të njohura në qytet, Rotary E Club Durrës etj.
Drejtuesja e shoqatës, Elsa Tasha, u shpreh gjatë takimit se “Misioni do të vazhdojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm me nisma, projekte dhe kontribute për këta fëmijë dhe prindërit e tyre.”
Ashtu si edhe vitet e kaluara, ishin me dhjetëra fëmijët dhe familjet, të cilëve në këtë prag të ndërrimit të viteve, ju rezervua një surprizë e bukur dhe u ndihmuan me pako ushqimore për ta ndjerë edhe ata sa më të bukur atmosferën e festave.