Në këtë prag vigjilje të Krishtlindjes, besimtarët ortodoksë po bëjnë përgatitjet e fundit për njërën nga festat më të rëndësishme të kalendarit fetar.

Urimi i kishës ortodokse “Apostul Pavli dhe shën Asti” vjen për të gjithë besimtarët nga at Spiro Kostoli.

“Është një nga festat më të bekuara dhe më të rëndësishme për ne, sëbashku me Pashkët sigurisht, dhe gjithmonë ngjall shpresë tek njerëzit. Mesazhi më i rëndësishëm për këto kohëra, është durim. Durim dhe shpresë! Durim në sprovat e përditshme dhe shpresë se Perëndia është me ne në çdo lloj vështirësie“, thotë ati ndër të tjera.