Një indian që po depërtohej nga Shqipëria drejt Indisë, nëpërmjet tranzitit të Stambollit, shkaktoi jo pak panik, të martën me 10 shtator rreth orës 20:00, teksa ka mundur të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë.

Emri i tij nuk dihet por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset. Fluturimi nga informacioni është shtyrë për më vonë. Reagimi stafit të stjuardëve qe i shpejtë duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Siç shihet nga video e postuar nga gazetari Dashamir Biçaku personi është i shtrirë në dyshemenë e avionit, pranë derës që ndodhet tek kabina.

Si e përshkruan ngjarjen gazetari Biçaku:

Prag tragjedie në Rinas

Indiani hap derën e avionit të Air Albania, për të mos u depërtuar nga Shqipëria

Një indian që po depërtohej nga Shqipëria drejt Indisë, nëpërmjet tranzitit të Stambollit, shkaktoi jo pak panik, të martën me 10 shtaor rreth orës 20:00, tek sa ka mundur të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë. Emri i tij nuk dihet por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset. Fluturimi nga informacioni është shtyrë për më vonë. Reagimi stafit të stjuardëve qe i shpejtë duke shmangur një tragjedi të mundshme. Siç shihet personi është i shtrirë në dyshemenë e avionit, pranë derës që ndodhet tek kabina. Siç shihet në foto, jatëku i ajrit i zbritjes së emergjencës është i hapur. Nëse një veprim i tillë do të kryhej në fluturim, pasojat do të kishin qenë edhe më të rënda. Në rastet e depërtimit të personave që kryhen me forcë duhet të shoqërohen domosdoshmërisht me personel sigurie sipas mendimit tim, për të shmangur situata që mund të sjellin tragjedi. Rasti është i ngjashëm me atë të vitit 2006, kur një turk që po depërtohej nga Shqipëria në Turqi, alarmoi Shqipërinë, Turqinë dhe Italinë, duke shkaktuar rrëmbimin e avionit me të cilin udhëtonte.