DURRËS, 15 tetor 2014 – Në prag të vizitës së kreut të Kremlinit Vladimir Putin në Beograd, gazetat dhe portalet proqeveritare ruse i janë përmbajtur versionit serb, që akuzon Tiranën për incidentet në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri.
Kështu, agjencia telegrafike zyrtare ITAR-TASS, ndonëse e përgënjeshtron në tekst, i vë titullin lajmit “Arrestohet vëllai i kryeministrit shqiptar për lëshimin e një avioni pa pilot (bespilotnik) në ndeshjen Serbi-Shqipëri”; po ashtu citohet dhe mbështetet versioni serb i ngjarjeve.
Të njëjtin qëndrim mban portali newsru.com, që e titullon njoftimin “Ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri u ndërpre për shkak të flamurit mbi fushë”; po kësaj “vrime” i bien fyellit dhe shumë medie pansllaviste të Rusisë.
Këto burime zyrtare edhe ilustrimet fotografike i kanë vetëm me helikopterin-lodër, që mbante posterin e Shqipërisë etnike.
/përgatiti th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





