Në afërsi të oborrit të shkollës nëntëvjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, gërmadhat e një banese të vjetër të djegur e të rrëzuar, janë kthyer në një burim të madh shqetësimi për të gjithë komunitetin e lagjes. Pikërisht në rugën “Enver Velja” në qendër të Durrësit situata është katastrofike për banorët.

Pavarësisht se kazanët e plehrave janë aty, plehrat nga komuniteti hidhen në këtë ndërtesë të rrënuar, e cila është kthyer në vendin e plehrave të narkomanëve, të të pastrehëve por edhe të kryerjes së nevojave fiziologjike nga të pastrehët.

Është në oborrin e shkollës në mes të lagjes, dhe jo vetëm është kthyer në burim infeskioni, por banorët nuk dinë as ku të ankohen.

Banorët thonë se ata paguajnë taksa e për aq kohë sa paguajnë taksat e pastrim-gjelbërimit, ndriçimit e të pasurisë, shteti e në këtë rast bashkia duhet t’i japë zgjidhje problemit të tyre.

K.H.