Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për gjendjen e deputetit socialist Rrahman Rraja.
Rama zbuloi se gruaja e deputetit ndodhet e sëmurë në spital duke luftuar për jetën dhe Rrahman Rraja i gjendet pranë. Teksa shtoi se djali i tij Rexhepi është atje ku meriton të jetë.
“Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment të vështirë pranë në shtrati të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Si baba me një djalë që meriton të jetë aty ku është”, tha shefi i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar.
Nga ana tjetër, shefi i qeverisë theksoi diferencat mes kësaj maxhorance dhe opozitës dikur në pushtet.
“Po kush është pjesë e kësaj familje e këtij grupi, ka marrë përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe… Ne nuk jemi engjëj, nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi kemi të gjitha të metat dhe dobësitë tona por ne të lidhur me krimin… Ne që për vite u baltosëm sikur ishim një grup parlamentar me 90 kriminelë dhe në fund fare kur kaloi ligji i dekriminalizmit nuk doli njëherë dhe Arben Ndoka që prekej nga ligji dha dorëheqjen më parë. Njëri, 4 të tjerë nuk ishin fare pjesë e grupit tonë”, deklaroi Rama.





