SHBA, 14 shkurt 2013 – Analistët e kompanisë “Deep Space Industries” e vlerësuan asteroidin, i cili këtë fundjavë do të fluturojë afër Tokës me rreth 200 miliardë dollarë.
Përpunimi teorik i masës së asteroidit në karburant për raketa vlerësohet me 65 miliardë dollarë, shuma e mbetur – kostoja e metaleve dhe mineraleve të dobishme.
“Deep Space Industries” planifikon të fillojë përftimin e lëndëve të para nga trupat kozmikë pas 2 vjetësh. Planifikohet lëshimi i aparateve kozmike pa pilot në miniaturë për eksplorimin dhe studimin e asteroidëve, "të përshtatshëm për përpunim industrial". Megjithatë, mbeten të pazgjidhura ende çështjet që kanë të bëjnë me mënyrat e sjelljes së lëndës së përftuar në Tokë.