ITALI, 24 maj 2013- Jo pak, por një sasi prej 7 kg kokainë është sekuestruar në Itali dhe në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Policia e Firences ka arrestuar një shtetas shqipëtar me inicialet M.E 41 vjec dhe një tjeter me kombësi gjermane pasi po transportonin në automjetin e tyre 7 kilogram kokaine.

Arrestimi i dy personave është pjesë e nje operacioni të gjëre të zhvilluar nga Guarda di Financa ne Firence kunder trafikimit të lëndëve narkotike.

Furgoni me targa gjermane është ndaluar nga policia për një kontoll rutinë në dalje të autostrades në jug të Italisë.

Por ankthi dhe pasiguria që kanë shfaqur dy personat ka ngjallur dyshime te policia. Pas kontrollit të imtësishëm u gjeten 9 pako kokaine me nje peshe totale prej 7 kilogramësh kokainë.

Sasia e kokaines që është konfeksionuar ne 23 mije doza te vogla, të gatshme për tu hedhur në tregun e shitjes do te jepnin nje fitim rreth 1.4 milione euro .