TIRANË, 6 maj 2013– I grabiti varësen e floririt një gruaje, arrestohet i riu.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë arrestuar Arsenaldo Hisku 18 vjeç, nga Laçi, pas sinjalizimit se kishte grabitur varësen e e floririt të një gruaje në Tiranë. 

Arrestimi i tij u krye nga njësia ‘Shqiponja’, edhe pse ai kishte vrapuar për t'iu shmangur bluve, forcat e policisë e kanë kapur dhe më pas i riu u shoqërua në polici.