KAKAVIJE, 4 maj 2013- Policia e Kakavijës ka ndaluar 4 shtetas sirianë dhe ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët po ndihmonin klandestinët të kalonin kufirin.

Mësohet se policia ka arrestuar Viktor Sulën, 46 vjeç dhe Alvaro Puleron, 26 vjeç nga Tepelena.

Këta shtetas janë kapur në kufirin e gjelbër duke ndihmuar 4 shtetas sirianë të kalonin kufirin në drejtim të Tiranës kundrejt 1500 eurove për person.