TIRANË, 31 maj 2013 – Tentoi ti vidhte makinën sportistes Klodiana Shala, arrestohet 31- vjecari.
Burime të policisë së Tiranës bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Bledar Kotorri, nga Kombinati.
Nga hetimet paraprake, makina e sportistes Klodiana Shala, ndodhej te rr. ‘Riza Cerova’, Tiranë, ndërkohë që 20-vjecari ka mundur ta marrë makinën, por forcat e njësisë, elitë ‘Shqiponja’ kanë mundur ta ndalojnë në kohë.
Mësohet se personi që tentoi të grabiste makinën e Shalës ka qenë i skeduar për vjedhje më parë si dhe njihet si përdorues droge.
Materialet në ngarkim të tij do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Vjedhjes.





