DURRËS, 30 maj 2013 –Ditën e djeshme, rreth orës 22:00 të mmbrëmjes, nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, u bë kapja e shtetases  në kërkim Q.P., 22 vjeçe, banuese në Elbasan.

Kjo shtetase është kthyer dje nga Policia Italiane e Portit të Ankonës  si person i kategorisë “Deportiv” dhe gjatë  verifikimeve e veprimeve proceduriale që shërbimet e Policisë Kufitare ndërmorën, rezultoi shtetase e shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan.

 

Kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim datë  31.03.2010 e kishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale  “Ushtrim i prostitucionit”.

Shtetësja në fjalë iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë së Policise Qarkut Elbasan per kryerjen e veprimeve te metejshme.