Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e “Benz”-it që shkaktoi mbrëmë një aksident pranë stacionit të trenit, duke lënë të plagosur një person.
Në pranga ra L.Frroku 23 vjeç, banues në Manëz.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:15, te stacioni i trenit, pranë vijave të bardha, ku 23-vjeçari ka aksidentuar shtetasin me biçikletë Sh.B. 46 vjeç, banues në Durrës.
Si pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.





