Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Mësohet se në pranga është vënë Mario Gurrica, i cili u kap pas kontrolleve policore.

I riu ishte duke udhëtuar me një makinë kur iu gjet një sasi fishekësh, ndërsa pas kontrolleve në banesë policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë.