DURRËS, 17 maj 2013– Ditën e djeshme rreth orës 18.00, policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Enea Nexhipi, 24 vjeç, banues në Durrës.
24 vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të I.E.V.P në Durrës për një tjetër vepër penale.
Sipas policisë rreth orës 18.00, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e I.E.V.P në Durrës në një nga dhomat e institucionit në fjalë, të paraburgosurit iu gjet në dorë një copë letër e bardhë brenda së cilës një sasi me masë bimore në gjendje të thatë, që për nga karakteristikat ngjason me atë të narkotikut Kanabis Sativa, me peshë 3 gramë.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore lidhur me rastin në fjalë dhe materialet iu përcollën Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.
Mbi 24 vjeçarin Enea Nexhipi, për rastin në fjalë rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.





