ITALI, 10 qershor 2013 – Pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar nga ana e skuadrës policore “Flying” në Ravena, ka përfunduar lufta kundër ndihmës dhe shfrytëzimit të prostitucionit të drejtuar nga grupe kriminale të huajsh në autostradën e Adriatikut. 

Rezultatet e këtij aktiviteti, të kryera nga Seksioni i Krimit të Organizuar i skuadrës “Flying”, ka përfunduar me arrestimin e 20 personave. 

Këtë mëngjes janë dhënë dy masat e fundit, për 2 shqiptarët, një burrë me iniciale B.A., 27 vjeç, banues në Cesenatico, dhe një femër me iniciale L.S., 22 vjeçe, banuese në Cervia. 

Gratë e shfrytëzuara, të gjitha shtetase të huaja, punonin si prostituta, duke kryer aktivitetin e tyre në banesat në pronësi të shtetit duke i marrë ato me qira, ku pastaj konsumonin marrëdhëniet seksuale me klientët që hasnin në rrugë. 

Hetimet e skuadrës policore “Flying” në Ravena kanë ndihmuar për të hedhur dritë mbi shfrytëzimin e prostitucionit në rrugë, nga grupe të ndryshme tutorësh të huaj, hungarezë, rumunë dhe shqiptarë, të përkushtuar për shfrytëzimin e bashkatdhetarëve të tyre në zonat e Cervia (RA), Cesenatico (FC) dhe Riminit (RN). 

Ishin dy nivele shfrytëzimi: I pari, vjen direkt nga shfrytëzimi i prostitucionit i praktikuar nga gratë, ndërsa i dyti vjen si rrjedhojë e marrjes me "qira" të banesave duke ua dhënë grupeve e tjera që kërkonin zona për aktivitetin e prostitucionit. Për shfrytëzimin e këtyre banesave për prostitucion ata duhet të paguanin 120-200 euro për tre ditë për çdo prostitutë. Pagesa e banesave bëhej nga ana anëtarëve të grupit kriminal si shërbim i sigurisë dhe mbrojtjes për prostitutat. 

Dje, hetuesit e Policisë së Shtetit Italian kanë arrestuar dy shqiptarët nën akuzën, ndihmë dhe ushtrim prostitucioni në Cervia, Cesenatico.

Shqiptarit B.A., 27 vjeç, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë Beretta, e kalibrit 9 mm, me shtatë plumba në karikator, në disponueshmërinë e tij.

Për femrën shqiptare L.S., 22 vjeçe, e cila kishte rolin e mbështetëses në grupin kriminal, është aplikuar nga ana e policisë italiane masa e ndalimit të qëndrimit në Emilia Romagna.