Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar që akuzohet se ka dhunuar nënën e tij 48 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në një familje në Durrës, ku në pranga ra E. Nexhipi.
Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases M.N. Policia gjithashtu bën të ditur se i riu ka shkelur edhe Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nr.241 datë 23.06.2017.
Ndaj tij tashmë rëndojnë dy akuza, “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.





