DURRES, 19 mars 2013- Mbrëmjen e ditës së djeshme policia e Durrësit ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Selim Çelçima, 29 vjec, banues në Durrës.
Çelçima rreth orës 02.30, në lagjen Nr. 13 Durrës, në afërsi të një lokali në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin Xh.O., 31 vjec, banues në Durrës.
31 vjeçari aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mbi 29 vjeçarin Selim Çelçima rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje”.





