Greqi, 9 maj 2014 – Një shqiptare 25 vjeçe u arrestua në Greqi sepse kishte marrë pjesë në një vrasje të dyfishtë në zonën e Pireut. Vajza ishte pjesë e një rrjeti prej 3 shqiptarësh që kishin shkuar te menaxherët e shtëpive që lëshoheshin me qera, për të kërkuar apartament dhe pasi hynë me forcë brenda, i grabitën dhe i vranë.

Mediet greke nuk bëjnë publik emrin e vajzës së re shqiptare, e cila u arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e një burri 68 vjeç dhe të shoqes 60-vjeçare, ngjarje kjo e ndodhur në Pire më 13 gusht të vitit 2012.

Bashkë me vajzën në pranga ranë edhe 2 shqiptarë, të moshës 35 dhe 33 vjeç, njëri prej të cilëve rezulton i arratisur nga burgu në Shqipëri, ku ishte dënuar për drogë dhe pengmarrje.  Vrasja e çiftit ka ndodhur mesditës e 13 gushtit të 2 viteve më parë, ku mendohet se fillimisht shqiptarët kishin vrarë një person tjetër dhe më pas shkuan në apartamentin ku jetonin të moshuarit.

Viktimat kishin dëmtime me thikë, ndërsa banesa ku kishin jetuar ishte rrëmujë, çka tregonte sipas ekspertëve se para vrasjeve shqiptarët kanë kontrolluat për para dhe sende me vlerë. Siç u bë e ditur nga Policia Greke, viktimat administonin ndërtesën, ku mblidhnin qeratë.

Tri shqiptarët kishin vizituar viktimat e tyre përpara vrasjes, ndërsa truri i bandës që besohet se është 35-vjeçari i arratisur nga burgu, kishte falsifikuar disa firma dhe kontrata, për të devijuar hetimet e policisë. Ndërkaq, autoritetet greke po plotësojnë procedurat për ekstradimin e shqiptarit, pasi kërkohet nga Interpoli për arratisje nga burgu.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/