10 tetor 2015 – Përplaset një këmbësore në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit. Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, kur 30-vjeçari Arben Malasi nga Durrësi përplasi me makinën e tij “Citroen C5” me targa AA 609 JM, shtetasen N.XH., 30 vjeçe.
Burime nga policia njoftojnë se këmbësorja, e cila është po nga Durrësi, është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ndërkaq, shkaktari i aksidentit, Arben Malasi u arrestua në flagrancë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
/S.L. portali DurresLajm/