ELBASAN, 3 korrik 2013 – Një 32-vjeçar është arrestuar mëngjesit e sotëm, pasi akuzohet për plagosjen e xhaxhait dhe kushëririt të tij pas një konflikti për çështje pronësie.
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se arrestimi në flagrancë i 32-vjeçarit Ilir Zdrava u krye pasi, gjatë një konflikti për motive pronësie, në fshatin Deshiran Elbasan, ka goditur me sende te forta xhaxhain e tij E.Zdrava, 71-vjeç dhe kuhsëririn e tij B Zdrava 33-vjeç.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsore Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’.





