DURRES, 11 prill 2013– Ditën e djeshme rreth orës 10.30, policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin Bledar Shabani, 33 vjeç, banues në Durres.

Arrestimi I tij u bë pasi rreth orës 07.00 të ditës së djeshme, gjatë një kontrolli që shërbimet e Policisë Durrës kanë ushtruar në banesën e këtij shtetasi në lagjen Nr.16 Durrës, i është gjetur një qese me masë bimore të dyshuar si narkotike e llojit Kanabis Sativa, me peshë 2,9 gramë.

Nga ana e bluve të Durrësit u kryen veprimet proceduriale.

Mbi 33 vjeçarin Shabani rëndon akuza për kryerjen e  veprës penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.