DURRËS, 11 qershor 2013 – Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.00 policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ilir Imeri, 34 vjec, banues në fshatin Shënvlash, Komuna Rrashbull Durrës.
Shtetasi në fjalë është kapur në flagrancë rreth orës 12.30 në lagjen 17 Durrës, nga punonjësit e një zdrukthtarie në afërsi të Urës së Dajlanit, duke vjedhur kabëll elektrik dhe pjesë nga makineritë e përpunimit të drurit.
Mbi 34 vjeçarin rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
Sipas policisë së Durrësit materialet hetimore iu përcollën Prokurorisë Rrethit Durrës.





