GRAMSH, 9 maj 2013– Një 34 vjeçar nga Gramshi u arrestua nga policia i akuzuar për dhunë në familje.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve target se 34 vjeçari Loris Ibra, banues në lagjen “Xhile Liçi” në Gramsh, ka dhunuar nënën e tij të moshuar, duke bërë që kjo e fundit të përfundojë në spital.
67 vjeçarja K.Ibra, për shkak të plagëve të marra si pasojë e goditjes me sende të forta nga i biri, u dërgua me urgjencë në spitalin e Gramshit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë bëhet me dije se 34 vjeçari vinte shpesh dorë mbi të ëmën, por në këtë rast e ka rrahur barbarisht për shkak të një debati mes tyre.





