FORMICOLA, 4 qershor 2013 – I akuzuar për bashkëpunim kriminal me qëllim shfrytëzim prostitucioni Shpëtim Kurti, 35 vjeç shqiptar, banues në Caivano, në Formicola është arrestuar nga stacioni lokal i policisë italiane.
Ai u vu në prangat e policisë pasi nga gjykata e Napolit ishte lëshuar një urdhër mase për burgim me kërkesë të Drejtorisë së Anti-Mafias së Qarkut, për krime të konspiracionit që synojnë shfrytëzimin e prostitucionit.
35 vjeçari shqiptar u gjurmua dhe u kap poshtë shtëpisë së tij në qendër të qytetit dhe u dërgua në burgun e Santa Maria Capua Vetere.





