GRAMSH, 5 maj 2013– Policia e Gramshit ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, Lulzim Zenelin, 38 vjeç, banues në lagjen "Skenderbegas" Gramsh. 

Arrestimi i tij u krye pasi, gjatë një kontrolli që blutë ushtruan në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 1 pistoletë si dhe rreth 200 copë fishekë automatiku dhe pistolete.