Pasi kishin tentuar grabitjen e një stacioni shërbimesh në Roncadelle, në jug të Breshias, policia arrestoi në flagrancë 4 shqiptarët. Sipas policisë, dy prej tyre janë pikasur duke bërë roje, ndërsa dy të tjerët po përpiqeshin që të hynin në brendësi, ku ndodheshin disa slot machines, kasat e lokaleve dhe tabakeritë.
Menjëherë ka rënë alarmi dhe policia bllokoi në arrati e sipër shqiptarët.
Ata janë:
Armando Driza, 21 vjeç
Roland Sina, 27 vjeç
Marigios Sina, 22 vjeç
Naim Beshmeta, 35 vjeç.