TIRANE, 10 maj 2013– Arrestohet 40-vjeçari që hynte për të grabitur në banesat e qytetarëve duke përdorur kartën e identitetit.
Dy ditë më parë nga komisariati i policisë nr.3 në Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i Arben Hysës, lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi dy ditë më parë në rrugën “Maksut Drrasa” është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, pasi ka tentuar të futet në shtëpinë e një shtetase, duke përdorur për hapjen e derës së apartamentit të saj, kartën e tij të identitetit.





