Policia italiane bën me dije se ka vënë në pranga 5 skafistë shqiptarë të cilët ishin duke shkarkuar rreth 2 ton marihuanë nga një gomone me të cilën kishin kaluar Adriatikun nga Shqipëria.
Shqiptarët u pikasën mbrëmjen e shkuar nga policia e Metauros në komunën e Fanos në provincën e Pesaros.
Efektivët ndërhynë në momentin që trafikantët ishin fshehur nën urën hekurudhore, ku pastaj prisnin të kryenin operacionin e shkarkimit të drogës.
Me të parë policinë ata u munduan të largohen, por u arrestuan në flagrancë.





