SARANDE – Rreth 60 kg lëndë narkotike, e llojit marijuanë, u sekuestruan sot në pikën kufitare të Qafë Botës, në Sarandë.
Droga u sekuestrua gjatë një operacioni të strukturave kundër narkotikëve të Vlorës dhe Sarandës. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 51-vjeçari Vangjel Daflla, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në automjetin tip Fiat.
Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, 51-vjeçari ka pohuar se marijuanën e kishte blerë në Lazarat dhe synonte ta trafikonte në Greqi.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.