KAKAVIJE, 17 maj 2013– Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 10 kg mariuanë ndërsa ka arrestuar në flagrancë edhe poseduesin e lëndës narkotike.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 56-vjeçari Odise Papadhopuli pasi gjatë kontrollin në automjetin e tij me targa AA 214 EJ, në gomën rezervë janë gjetur pako me lëndë narkotike, të mbështjella me letër natriban.
Sipas policisë, 56-vjeçari e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta trafikonte në Athinë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celulari, lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.





