KORCE, 4 qershor 2013 – Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur.

Vangjel Hoxha u arrestua nga uniformat blu në Maliq pas denoncimit të një vajze të mitur se ai e kishte dhunuar seksualisht.

Kanë qënë prindërit e 12-vjeçares të cilët kanë denoncuar në polici të moshuarin dhe më pas është bërë arrestimi nga uniformat blu i 60-vjeçarit.

Sipas policisë dyshohet se 60-vjeçari Vangjel Hoxha ka kryer vepra të turpshme dhe me të mitura të tjera ndërkohë që hetimet vijojnë.