TIRANE, 10 maj 2013- Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi mbi të rëndon akuza e përdhunimit të një 52-vjeçareje.
60-vjeçari i ndaluar e ka përdhunuar 52-vjeçaren poshtë Urës së Lanës.
Policia bën me dije se, shtetasi Idriz Murati, i cili shiste cigare u arrestua për akuzën e sipërpërmendur.
52-vjeçarja me inicialet M.G, qëndronte pranë shkollës “Vasil Shanto”, ku nxirrte ndonjë të ardhur të pakët përmes një peshoreje.
Sipas policisë, 60-vjeçari ka përfituar nga errësira dhe aftësitë e kufizuara të 52-vjeçares dhe ka kryer marrdhënie seksuale me të poshtë urës së Lanës.





