KURBIN, 7 maj 2013– Dy vrasje me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kurbin, të cilat kanë tronditur banorët e fshatit Kushë e Kuqe.
Sipas informacioneve të fundit të policisë lokale, viktimat e krimit të dyfishtë janë shtetasit Dedë dhe Luigj Vukaj, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Dy personat janë gjetur të vrarë në një parcelë nga banorët e zonës.
Për momentin, nënvizojnë burimet, arsyet e vrasjeve janë të paqarta, por autori i vrasjes së tyre Ndue Gjini 72 vjeç është vënë në pranga nga uniformat blu.
Nga hetimet e para rezulton se midis tyre ka pasur një grindje të çastit midis autorit dhe viktimave.
Policia ka sekuestruar armën automatike me të cilin autori ka kryer krimin e dyfishtë.
Sipas policisë hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan në vdekjen e dy personave .





