KAKAVIJE, 16 maj 2013– Një shtetas grek është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi u kap me një sasi prej 25 kg lënde narkotike të llojit kanabis sativa.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 73-vjeçari Christos Tzouganatos pasi në automjetin me të cilin udhëtonte me targa ZH 6844 u gjet e fshehur sasia e drogës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit u zbulua që mjeti me të cilin udhëtonte shtetasi grek ishte me dopio shasi duke shtuar dyshimet për 73-vjeçarin.
Mësohet se 73-vjeçari do ta transportonte lëndën narkotike drejt Athinës ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.





