BRITANI, 21 shkurt 2013– Avokati britanik Tefik Suljemani u dënua me dhjetë vjet burg nga një gjykatë në Londër pasi kishte mashtruar autoritetet duke realizuar rreth 2000 martesa për emigrantë të paligjshëm me qëllim për tu siguruar atyre lejeqendrimi në Britani.
Daily Mail shkruan mes të tjerash se nga ky aktivitet avokati dhe studio që ai kishte krijuar për këtë qëllim kishte siguruar një fitim prej 20 milion paund. Shumica e emigrantëve që përfitonin nga këto lidhje martesore ishin emigrantë të paligjshem nga Shqipëria të një kategorie kriminelësh të rrezikshëm të dyshuar për vrasje, trafik droge dhe pastrim parash.
Përfitues të tjerë ishin dhe nga vende të tjera kryesisht nga ish blloku sovjetik. Shumica e çifteve takoheshin ditën e dasmës dhe kishin madje nevojë dhe përkthyes për të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Studio “Skam” me një aktivitet 8-vjecar që drejtohej nga Sulejmani është më e madhja në këtë skemë mashtrimi në Britaninë e Madhe-shkruan Daily Mail.
Gjykatesi i cështjes tha se ky është një agression i rrezikshëm mbi “institucionin e martesës”. Sipas tij një përgjegjësi e madhe për ruajtjen e sundimit të ligjit bie mbi avokatët. Suljemani 39 vjec u burgos me dhjetë vjet, këshilltari i tij i emigracionit një 41-vjecar si dhe tre kolegë të tjerë më pak vite burg dhe në total gjithë studio 35 vjet.