Një 35-vjeçar nga Durrësi u arrestua në flagrancë në zonën e Plazhit, pasi drejtonte një mjet tip “Golf” pa patentë. Por gjatë kontrollit të mjetit, policia zbuloi edhe një mbetje droge mbi një lugë dhe po ashtu edhe një thikë.
Nga ana e Seksionit për narkotikët, më datë 15.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.N. vjeç 35, banues në Durrës.
“Në lagjen nr. 13, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Golf “, ku në mjet iu gjetën e bllokuan një lugë me mbetje të lëndës narkotike e llojit Kokainë dhe një thikë. ”, informon policia në njoftim për shtyp.
Durrsaku do të përballet me drejtësinë tashmë për 3 vepra penale, parashikuar nga nenet 291, 283/1 dhe 279 të Kodit Penal.





