TIRANE, 21 dhjetor 2013 – Nje farmacist i QSUT, nje infermier i Spitalit Universitar Psiqiatrik “Xhavit Gjata” dhe nje ish farmacist i QSUT-se, jane vene ne pranga nga policia. Mbi ta rendon akuza, e shitjes se ilaceve qe duhet te ishin vetem per perdorim spitalor. Te tre keta persona ne bashkepunin me njeri – tjetrin te akuzuar kane shitur ne farmaci te ndryshme te Tiranes kundrejt çmimeve me te uleta se ai reali ilaçe, te cilat kishin te stampuar ne amballazhin e tyre per “Perdorim spitalor, ndalohet shitja”. Shtetasit e akuzuar jane: Roland Martini, 63 vjec, lindur dhe banues ne Tiranë, me detyre farmacist ne Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tirane, i cili dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Vjedhje duke shperdoruar detyren”; Rexhep Balla, 52 vjec, banues ne Tiranë, me detyre infermier ne Spitalin Universitar Psiqiatrik “Xhavit Gjata”, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Vjedhje duke shperdoruar detyren” dhe Ervin Burreli, 32 vjec, banues ne Tiranë, me arsim të mesëm, me detyre ish farmacist ne Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tirane, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Vjedhje duke shperdoruar detyren”.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderushme ilaçesh te cilat kishin te stampuar ne amballazhin e tyre stampen “Perdorim spitalor, ndalohet shitja””- thuhet ne njoftimin e policise.





