Itali, 20 maj 2014 – Karabinierët arrestuan dy të rinj shqiptarë mbi të cilët rëndonin dënime për vjedhje, grabitje me dhunë dhe mbajtje sendesh të vjedhura. Asim Koleci, i lindur në 1987, kishte disa precedentë penalë si psh grabitja me armë e një familje në qytezën e Monteforte Irpinos në 21 prill 2012. Pas arrestimit ai u dërgua për të vuajtur dënimin në Burgun e Santa Marias.

Eugen Cami, i lindur në vitin 1982 akuzohej për disa vjedhje e grabitje si psh.vjedhjen në qytezën e Kazorias (Casoria ) në 16 maj 2008. Në momentin e arrestimit, Eugeni ishte i sëmurë rëndë në shtrat, prandaj u dërgua për kurim në Spitalin G. Moskati. Nëse nuk do e kishin çuar karabinierët në spital, Eugeni rrezikonte të vdiste, sepse ishte me të vërtetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/