TIRANË, 24 gusht 2013 – Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot dy persona, njërin për armëmbajtje pa leje dhe tjetrin për vjedhje. 

Sipas policisë së kryeqytetit është arrestuar Sokol Dodani, i cili qarkullonte me armë dhe përdorte identitet të rremë. 

Ndërsa shtetasi Denis Mema është arrestuar për vjedhje.

Mësohet se ai është kapur teksa po shiste një televizor dhe sende të tjera të vjedhura. 

Policia sqaron se ky person akuzohet për 40 vjedhje të dokumentuara.