Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar iu gjetën armë zjarri pa leje. Në pranga ka rënë Afrim Daku, 50 vjeç, banues në fshatin Dobraç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me të cilin po lëvizte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri  Pistoletë “SIG SAVER P250”, me krehër me fishekë.

Gjithashtu është arrestuar dhe Anton Plepi, 21 vjeç, banues në fshatin Bardhaj në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë “Zastava”.