21 nëntor 2015 – Dy të rinj shqiptarë, kanë rënë në pranga të policisë italiane, pasi u kapën në flagrancë me 1.6 kilogramë kokainë, e cilësisë mjaft të pastër me një vlerë tregu mbi një milion euro.

Të rinjtë 23 dhe 26 vjeç, u arrestuan në Rimini dhe sipas medieve italiane ishte e një cilësie mjaft të lartë. Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë në banesën e dy shqiptarëve, ku kokaina ishte fshehur në mbajtësen e këpucëve.

Dy shqiptarët e arrestuar ishin furnizuesit kryesorë të përdoruesve të drogës në këtë territor. Në banesën e tyre janë sekuestruar dhe instrumente e materiale për dozimin e konfeksionimin e kokainës.

Policia italiane ka informuar se vazhdojnë ende hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të shqiptarëve në trafikimin e furnizimin e lëndës narkotike.

/portali DurresLajm/