Dy të rinj nga Durrësi të shpallur në kërkim kombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, janë arrestuar nga policia e Durrësit.
Ata janë Bledar Murati 29 vjeç dhe Xhovan Saraçi 30 vjeç, të dy banues në Durrës.
Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më 09.06.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.





