Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme dy persona të shpallur në kërkim, për trafikim të miturish dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Ata janë Enea Sinani, 28 vjeç, banues në Tiranë, edhe Elton Drapi, 29 vjeç, banues po në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në funksion të procedimit penal të  vitit 2014 për veprën  penale “Trafikim i të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/3.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Foperacioni-arrestohen-dy-tutoret-trafikuan-te-mituren-per-prostitucion%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=c4ca9020e6Shtetasit e arrestuar kanë qenë nën hetim prej disa kohësh nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër S.K, 25 vjeç, kanë trafikuar dhe shfrytëzuar me qëllime përfitimi (prostitucion ), një vajzë 15 vjeçare me iniciale  M.L në juridiksionin e Tiranës dhe Elbasanit.  Për bashkëpunëtorin tjetër po zhvillohen kërkime.