FUSHË-KRUJË, 29 maj 2013 – Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar sot shtetasin Enver Stafuka, i njohur si personi që ka vjedhur mjetin e përdorur në vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj. 

Sipas policisë, Stafuka ka qënë bashkëpunëtor në këtë vjedhje me G. Bejtja. 

Ky i fundit pritet të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.