LEZHE, 12 mars 2013- Policia e Lezhës ka vënë në pranga ish-kryetarin e Komunës Dajç Rrok Rroku i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Burime nga policia bëjnë me dije se ndaj 55-vjeçarit Rroku është dhënë masa “arrest me burg pa afat” me akuzën “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Rrok Rroku ka qënë kryetar i komunës Dajç deri në zgjedhjet e majit 2011 ku humbi përballë kandidatit të djathtë Gjergj Doçi.